Luis Enrike, gati 60 mln euro për mbrojtësin në Seria A

Teo Hernandez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milan-it, për të cilin interesohen disa klube të mëdha europiane. Përveç skuadrave të mëdha të Premier Ligës, kohët e fundit edhe PSZH duket se është vënë në lëvizje për mbrojtësin.

Sipas “Fichajes.net”, Luis Enrike e vlerëson shumë milanistin dhe duket se e ka vënë në krye të listës së tij të dëshirave për merkaton e verës së ardhshme. Trajneri spanjoll duket se nuk ka shumë besim te lojtarët që ka aktualisht në ekip në krahun e majtë të mbrojtjes dhe po i kërkon klubit që të marrë francezin verën e ardhshme.

Për Milan-in, Teo Hernandez konsiderohet i paprekshëm, edhe për shkak se ka akoma edhe tre vite në kontratën e tij. Megjithatë, PSZH nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe duket se ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh, përveçse një rrogë të pasur për mbrojtësin.