Manuel Nojer gati për tu bashkuar me Bajernin

1 min read


Portieri gjerman i Bajern Munihut, Manuel Nojer, është shumë pranë rikthimit në fushën e blertë, ndërsa që nga dhjetori është në periudhë rekuperimi, për shkak të një dëmtimi të rëndë që mori në një rrëzim duke bërë ski.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Tomas Tushel është pyetur në konferencë për mediet në prag të ndeshjes me Bayer Leverkusen, e kur do të rikthehet gardiani. Tekniku zbuloi së shumë shpejt Nojer do t’i bashkohet ekipit në skuadër.

“Ai ishte shumë afër rikthimit, por pati një problem me pulpin e këmbës tjetër. Ai është ende në rehabilitim, po vrapon. Në fillim ne ishim të kujdesshëm, por pritet që ai të stërvitet me portierët e tjerë duke filluar nga java e ardhshme dhe gjithashtu do të përpiqet të stërvitet me ekipin. Jemi shumë pozitivë, duhet të presim”- deklaroi trajneri Tushel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.