Imobile, edhe një gol për të shënuar rekord të ri

Çiro Imobile po ndjek një rekord të madh në Serie A. Sulmuesit të Lazios i duhet vetëm edhe një gol si mysafir për të arritur shifrën e 100 golave në terrenet mysafire në Serie A.

Imobile ka shënuar 99 gola dhe një gol ndaj Juventusit do ta bënte të parin në futbollin italian me këtë shifër magjike.

Jose Altafini u ndal në 95, Totti në 89, Ibrahimoviç në 88, Nordahl në 87 dhe Silvio Piola në 86, rekordet e të cilëve i kaloi Immobile. /Indeksonline