Ernest Muçi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit polak, teksa ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Legias.
Sulmuesi i talentuar shqiptar ka realizuar golin e tretë në kampionat, derisa ka edhe dy të tjerë në Ligën e Konferencës.
Goli i shqiptarit i dha një pikë të madhe Legias në udhëtim te Piast Gilwice në udhëtim.
E festa për të ishte e veçantë, pasi te skuadra kundërshtare trajner është serbi Aleksandar Vukovic që më parë ka qenë te Legia dhe Muci kishte punuar me të.
Me të shënuar golin, Muci vendosi gishtin tek hunda duke i thënë që ta mbyllte gojën dhe duke shfryer me të shara në drejtim të serbit.
Të sharat e Mucit janë në gjuhen shqipe dhe ato dihen shumë lehtë se çfarë janë në drejtim të trajnerit serb.
E gjitha kjo erdhi për faktin se sa ishte Vukovic te Legia, sulmuesi shqiptar nuk luante fare ose luante vetëm në shtatë apo tetë minutat e fundit të ndeshjes.
Gjithsesi ishte një përgjigje e bukur e Mucit në fushë me gol duke i treguar serbit se ka gabuar që nuk e ka inkuadruar më parë shqiptarin në fushë.
22-vjeçari është lojtari kryesor këtë edicion te Legia, ku përpos tre golave në kampionat ka realizuar edhe dy të tjerë në Ligën e Konferencës.