Corinne Dhenin, 68-vjeçe nga Gjeneva, i pëlqen të hidhet me parashutë nga malet e larta – duke qenë vazhdimisht e shoqëruar nga qeni Phoebe që ajo e konsideron si pasagjer, transmeton Telegrafi.
Corinne thotë se deri më tani ka realizuar 500 herë me parashutë, ku 230 prej tyre i ka kryer me Phoebe, kurse të tjerat me qenin tjetër Megabyte.
Ajo pranon se njerëzit e kritikojnë që në hedhjet e saj e përfshin qenin – por Corinne thotë se nuk i bën përshtypje kjo fare.
Corinne që dikur punon si menaxhere për kompaninë që hulumton tregun, thotë se dashura për t’u hedhur me parashutë i lindi më 1981.
Kjo nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e katër nipave dhe mbesave – thotë se për 15 vite i ka realizuar mbi 1.300 fluturime.