Zbulohet data dhe orari i sfidës së parë “El Clasico”

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit e njohur si “El Clasico”, e para e sezonit 2023/24 është pak më shumë se gjashtë javë larg dhe një datë për ndeshjen duket se është caktuar. Gazeta “Mundo Deportivo” pretendon se Real Madrid ka të ngjarë të përballet me Barcelonën në orën 16:15, e shtunë, më 28 tetor. Ndeshja do të zhvillohet në Estadi Olimpic Lluis Companys në Montjuic, pasi “Camp Nou” po rinovohet.

Koha e lojës do të nënkuptojë se është një fillim i vonuar në Kinë dhe Azinë Juglindore, ndërsa ata në Amerikën Latine dhe SHBA do të mund ta shikojnë ndeshjen në mëngjes. Ata në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbasin ndeshjen, pasi do mund të qëllojnë në punë.

Një pjesë e arsyes është një koncert i Miguel Rios që po zhvillohet në Palau Sant Jordi, i cili është në të njëjtën ditë dhe është gjithashtu në të njëjtën zonë, që do të thotë se autoritetet do të duan të sigurojnë që fansat të mos dalin dhe të hyjnë në të njëjtën kohë.

Barcelona përballet me Atletik Bilbao në shtëpi një javë më herët, dhe gjithashtu pret Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve të mërkurën e javës së “El Clasico”-s. Ata udhëtojnë për në Real Sociedad një javë pas “El Clasico”-s.

Real Madrid udhëton te Sevilja një javë para “El Clasico”-s, pastaj udhëton në Braga në javën e derbit dhe presin Valencian në “Santiago Bernabeu” fundjavën e ardhshme.

The post Zbulohet data dhe orari i sfidës së parë “El Clasico” appeared first on Alsat.