Të shtunën nis java e 7-të, FC Shkupi sfidon Brera Strumicën

Në fundjavë do të rikthehet aksioni në futbollit vendor, pas elimonatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2024. Të parët që do të nisin javën e 7-të janë futbollistët e FC Shkupit dhe Brera Strumicës. Këto dy skuadra do të përballen të shtunën, në orën 15.00 në stadiumin në Çair, në sfidën e vetme gjatë ditës së shtunë. Ndërkohë një më ditë pas, gjatë ditës së diel, do të zhvillohen 5 takimet e tjera të javës së 7-të.

Skuadra tetovare e Shkëndijës, do të jetë në transfertë dhe do të takohet me Sileksin në Kratovë. Poashtu në transfertë do të jenë edhe Voska dhe Gostivari, të cilët do të takohet me Rabotniçkin, respektivisht Makedonija Gjorçe Petrovin.

Kampioni aktual, Struga Trim Lum do të kërkojë suksesin e radhës në Shtip, ku do të përballet me Bregallnicën. Ndërkohë Tikveshi në terrenin vendas, do të përballet me Vardarin. Të gjitha ndeshjet e javës së 7-të do të nisin në orën 15.00.