Gazetari i njohur nga Kosova, Valon Syla sot ka qenë musafir në emisionin “Pastel”, që transmetohet në Televizionin nacional, TV21.
Në një prononcim duke folur për politikanët vendor, Syla ka thënë se Arbën Xhaferi e ka kryer misionin si një nga filozofët e fundit.
Në deklaratën e tij, Syla ka folur edhe për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas tij, kreu i Integristëve, Ali Ahmeti është njëri nga politikanët e vetëm konsistent.