Mbrëmjen e së mërkurës, “galaktikët” e Real Madridit do të nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, kur në “Santiago Bernabeu” do të presin gjermanët e Union Berlin, me këta të fundit që do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë në histori, në këtë kompeticion.
Mirëpo, për këtë ndeshje, tekniku Karlo Ançeloti mund të vuajë dhe një mungesë tjetër përveç atyre të Kurtua, Modriç dhe Vinicius, me anësorin e mbrojtjes, Dani Karvajal, i cili mund të mungojë për 10 ditët e ardhshme, duke rrezikuar kështu dhe derbin e fundjavës ndaj Atletiko Madridit.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “AS”, Karvahall ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, duke e lënë kështu jashtë fushave të blerta e duke i shtuar një tjetër “sikleti”, teknikut italian.