Vazhdojnë edhe sonte nxitje e emocionet nga Liga e Kampionëve me 8 sfida të tjera

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve filloi mbrëmë, kur edhe u zhvilluan tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve të kësaj gare. Kampioni aktual, Man. Siti e nisi aventurën për mbrojtjen e titullit me fitore 3:1 ndaj Crvena zvezdas, kurse Barcelona e shkatërroi 5:0 Antverpin e Arbnor Mujës.

Emocionet e ndeshjeve të tilla do të vazhdojnë edhe sot, ku e gjithë vëmendja do të jetë te derbi mes Bajern Munihut dhe Man. Junajtedit. Ndërkohë këtu janë edhe Real Madridi e Arsenali, ku gjiganti spanjoll pret në shtëpi Union Berlinin, kurse “Topçinjtë” e Mikel Artetas shënojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve me përballje kundër PSV.

 

Liga e Kampionëve – Raundi i pare në grupe

18:45 Gallatasaraj – Kopenhagë

18:45 Real Madridi – Union Berlin

21:00 Arsenal – PSV

21:00 Bajern Munihu – Man. Junajted

21:00 Benfika – Salzburgu

21:00 Braga – Napoli

21:00 Real Sosiedadi – Interi

21:00 Sevilja – Lensi