Skuadra e Hendbollit “Çair”, në konkurencën e femrave, është duke kryer përgatitjet e fundit para sfidës evropiane, kundër oponentit holandez të Venllos. Trajneri Basri Latifi, thekson se ekipi nga Çairi ka kryer përgatitjet e duhura në fazën e parë, kur ishin pjesë e turneut të fortë në Çeki, ndërsa në vendin tonë kanë hasur në kushte të vështira.
Basri Latifi, trajner i KH Çair
“Një pjesë të përgatitjeve i kemi zhvilluar këtu në palestër dhe shihni çfarë kushte kemi. Kushte janë jo normale, shumë nxehtë, nuk as ventilim kjo palestër. Por pjesën më të madhe të përgatitjeve i kemi bërë edhe në palestra tjera. Një pjesë të përgatitjeve i kemi bërë edhe jashtë. Ishim në një turne të fortë në Hodonin të Çekisë dhe atje kemi vazhduar fazën përgatitore, por e kemi pasur edhe një turne, ku edhe sa do pak e kemi provuar ekipin me aksione, me lojë.
Në ecurinë e ekipit nga Çairi ka pasur edhe disa ndryshime në rosterin e ekipi të vitit të kaluar.
Basri Latifi, trajner i KH Çair
“Kemi 3-4 lojtare që kanë ardhur sivjet dhe dy janë reprezentuese të Maqedonisë. Është Ivana Xhatevska dhe Bojana Dineska, të cilat kanë ardhur nga Vardari. Këtu kemi turken Sevdanur Ollskan, e cila ka ardhur prej ekipit kampion të Turqisë. Këtu e kemi edhe kosovaren Klea Ajvazin, e cila është një freski për ekipin tonë…”
Caku është i qartë për hendbollistet e Çairi edhe ajo është titulli kampion në hendbollin vendor dhe të shkojnë sa më larg në garat evropiane.
Basri Latifi, trajner i KH Çair
“Ne shpresojmë të kalojmë tutje, por kusht i parë që të kalojmë tutje është që të fitosh ndeshjen brenda, si nikoqir. Ndërsa si mysafirë t’ia lëjmë kohës, pas 7 ditëve. Njëherë të kryejmë punën në shtëpi dhe mandej shkojmë si mysafirë, të shohim se ku jemi. Shpresojë dhe mendojë se do e kalojmë këtë sfidë dhe pse mos të futemi sërish në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës.”
Përballja në mes Çairit dhe Venllos do të zhvillohet të shtunën, më 23 shtator, në palestrën sportive “Autokomandë”, në orën 14.00. Hyrja është falas, ndërsa drejtuesit e klubit ftojnë të gjithë adhuruesit e hendbollit, që të vijnë në numër sa më të madh dhe sa më herët të pajisen me biletat për tribunat e palestrës në SHkup.
Mahir Thaçi