Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se në opozitë ka deputetë të cilët pritet të votojnë ndryshimet kushtetuese. Ademi thotë se kjo po shihet edhe në zhvillimet e fundit në VMRO-DPMNE.
“Ne jo një herë, por më tepër herë kemi thënë se ka deputetë në radhët e opozitës të cilët kanë një orientim pro-perëndimore, pro-europian. Po i shihni zhvillimet të cilët po ndodhin, dita ditës po dalin në pah edhe ndasitë sa i përket kësaj çështje të rëndësishme strategjike”, theksoi Ademi.