Nga vërshimet në Libi, që kanë vrarë mijëra persona që qytetin Derna, janë zhvendosur mbi 43.000 persona, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Shifrat zyrtare e të vdekurve është mbi 3.300, por grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se numri pritet të rritet pasi vlerësojnë se deri në 10.000 persona konsiderohen të zhdukur.
Banorët në këto zona, sipas kësaj organizate kanë nevojë “për ushqim, ujë të pijshëm”, por edhe përkujdesje për shëndetin mendor. Më herët gjatë javës, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se përhapja e sëmundjeve mund të sjellë “një krizë të dytë shkatërruese” në zonat e goditura nga vërshimet. Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Libi ka paralajmëruar se në zonat e prekura nga vërshimet uji vazhdon të jetë i ndotur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e përdorin për pije. /alsat.mk