Ronaldo, pasuron koleksionin me një orë gati një million euro!

1 min read


Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Kristiano Ronaldo, pasuroi koleksionin e tij mbresëlënës të orëve me një model mbresëlënës diamanti me vlerë të pabesueshme 920,000 euro.

Futbollisti Al Nassr, përndryshe ambasadori i markës së njohur “Jacob & Co”, së fundmi është bërë pronar i një modeli ore që vetëm fatlumët e kanë. Është një orë spektakolare “Caviar Tourbillon Blue Sapphire” e mbuluar me safirë blu, raportojnë mediat spanjolle.

Mësohet se janë prodhuar vetëm 18 modele të tilla në botë, i cili është prej ari të bardhë dhe ka mbi 420 safirë blu. Ndërkohë Ronaldo gjithashtu është edhe adhurues i veturave dhe ka një koleksion të markave të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.