“Lavdi”, Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar e ka bërë homazhe pranë varrezave të siç i quan ai, bashkëthemeluesve të UÇK-së, raporton indeks.mk

Në këtë çerek shekull të rënijes së tyre Ahmeti ka thënë se ata janë meritorët e krijimit të UÇK-së dhe kontribuan për bashkimin e shqiptarëve.
Sipas Ahmetit, në UÇK-në e krijuar në 97-tën u bashkuan djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës për të ndihmuar, Adem e Hamëz Jasharin, po edhe Iljaz Kodrën e të tjerët për të drejtat dhe shtetin e Kosovës.

“Çerek shekulli nga rënja heroike e dy bashkëthemeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmia e Xheva janë meritorë dhe në krye të Lëvizjes Kombëtare. Femi Lladrovci, Shaban Shala janë njerëzit të cilët kontribuan që shqiptarët të bashkohen nga Struga në Mitrovicë e nga Mitrovica në Gjakovë. Lëvizje që asnjëherë nuk u përkul, Fehmi lladrovci edhe pas burgut vazhdojë veprimtarinë për përgatitjen e njësiteve të UÇK-së duke vënë në jetë përvojat e tij të luftës në Kroaci së bashku me Xhevdën e shumë veprimtarë. Organizimi më i fortë në 97 me djemt dhe vajzat më të mira e të forta të Kosovës, për tju vu në krah, Adem e Hamëz Jasharit, Iljaz Kodrës e shumë të tjerëve. Lavdi ju qoftë në këtë çerek shekulli, Fehmi e Xhevë”, deklaroi Ahmeti mes tjerash.