Me pasaportë shqiptare mund të pajisjen edhe talentet e sportit nën moshën 18-vjeçare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi për ndryshimet e miratuara në ligjin “për shtetësinë”.
Tani me ligjin e ri mund të pajisen të gjithë talentet e sportit, edhe pa mbushur moshën 18-vjeç.
Njoftimi i plotë nga Rama
“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”.