Autoritetet në Peru kanë shkatërruar me djegie më shumë se 15 tonë drogë, të llojeve të ndryshme, e sekuestruar në operacionet e policisë gjatë vitit.
Sipas autoritetet zyrtare, droga u dërgua në një incenerator pranë Limës, ndërkohë që ngjarja u pa nga afër dhe nga ministri i Brendshëm.
Në shifrat e publikuara për mediat mësohet se në Peru, gjatë vitit 2023 janë sekuestruar 53 tonë kokainë, marijuanë dhe drogë sintetike.