Policia në Florida u trondit kur shoferi që ndaluan në një autostradë të madhe doli të ishte një djalë 10-vjeçar.
Djaloshi dhe motra e tij 11-vjeçare u ndaluan në qytetin Alachua, qindra milje nga vendi ku u raportuan të zhdukur nga nëna e tyre në fillim të javës, transmeton Telegrafi.
Policia tha se ata të dy ishin arratisur kur nëna e tyre kishte konfiskuar pajisjet elektronike.
“Për shumë habi, oficerët vërejtën një shofer 10-vjeçar që ishte në makinë me motrën e tij”, thanë ata.
Autoritetet e Qarkut Alachua thanë se i kishte ndaluar atë në orët e para të së enjtes.
Sedani i bardhë me të cilin dyshja po udhëtonin ishte raportuar i zhdukur nga nëna e tyre në Portin e Veriut, Florida, një qytet më shumë se 320 kilometra larg nga qyteti Alachua.