

Amir Rrahmani u dëmtua në kofshën e majtë në takimin kundër Bragës në mesjavë, i vlefshëm për grupin C në Ligën e Kampionëve. Trajneri Rudi Garsia iu gëzua fitores së vështirë 1-2 në Portugali, por trajnerin e shqetëson frenimi i qendërmbrojtësit. Kapiteni i Kosovës u largua nga fusha në minutën e 13’, ndërkohë që i është nënshtruar testeve të specializuara mjekësore.
29-vjeçari ka pësuar një lëndim të shkallës së ulët të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Dhe do i duhet të qëndroje larg fushave për një periudhë nga 7-14 ditë.
Rrahmani ka humbur në këtë mënyrë sfidat përballë Bolonja-s, Udinezes dhe Leçes në Serie A. Që do të zhvillohen në një distancë prej 6 ditësh. Te Napoli shpresojnë ta kenë të gatshëm liderin e prapavijës për duelin e Ligës së Kampionëve, kundër Real Madrid në “Diego Maradona”, më 3 tetor. Ose ndaj Fiorentinës pesë ditë më vonë, ndeshja e fundit përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të kombëtareve.