Sot janë zhvilluar 6 përballjet e javës së 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbi shqiptarë në Ohër, FC Shkupi triumfoi përball Voska Sportit me rezultat 3-2. Marushiq shënoi golin më të shpejtë në Ligën e Parë, duke hapur rezultatin pas vetëm 12 sekondash. Shkupi bëri përmbysjen e plotë me Sahitin, Dudu-n dhe Vosha-n. Golin e fundit, vendasit e shënuan nga pika e bardhë me autor Marushiq.
Fitores në terrenin vendas iu gëzuan Shkëndija dhe Struga Trim Lum me rezultat minimal. Në Tetovë mjaftoi goli i Çinarit, ndërsa Kamberi siguroi 3 pikë për kampionin aktual nga Struga Trim Lum.
Ndërkohë skuadra e Gostivarit me 2-0, në transfertë mundi Vardarin. Në takimet e tjera, Tikveshi mundi Bregallnicën me 2-1, ndërsa sfida nëmes Brera Strumica dhe Sileksi u mbyll me barazim 1-1.
Liga e Parë – Java 8
Voska Sport 2-3 FC Shkupi
Shkwndija 1-0 Makedonija
Struga Trim Lum 1-0 Rabotniçki
Vardari 0-2 Gostivari
Tikveshi 2-1 Bregallnica
Brera Strumica 1-1 Sileksi