Bukajo Saka e ka lavdëruar Martin Odegaardin duke thënë që ai është shumë i kënaqur që norvegjezi ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga “Emirates”.
Odegaard nënshkroi të premten kontratë të re me kushte të përmirësuara, vetëm dy vite pasi që bëri kalimin e tij permanent në “Emirates” nga gjiganti spanjoll |Real Madrid dhe ishte e qartë se sa i rëndësishëm ishte ai për Mikel Arteta. Menaxheri e bëri atë kapiten në fillim të sezonit 2022/23 dhe ai nuk ka të ndalur që nga atëherë, duke ndihmuar edhe futbollistët e tjerë që kanë bërë më të mirë me Saka që ka folur me tone të larta për të para derbit të Londrës Veriore.
“Ai është më të vërtetë i rëndësishëm, nuk është vetëm një lojtar, ai është edhe lider po ashtu. Ai udhëheq në një mënyrë tjetër por me pëlqen kjo dhe e respektoj atë. Ne të gjithë e dimë që ai ka kualitete të pabesueshme, krijon gola dhe shënon gola dhe është kapiteni që ne të gjithë e duam”.
Saka dhe Odegaard kanë formuar një partneritet të vogël në fazën e tretë të sulmit për Arsenalin. Gjatë tërë sezonit të kaluar, askush se kjo dyshe e kombinuar nuk ka kontribuar për Topçinjtë. Ata janë treguar kockë e fortë për kundërshtarët gjatë kësaj kohe derisa të dy kanë shënuar në pesë ndeshjet e para të Arsenalit me Sakan që po ashtu ka regjistruar edhe dy asiste.
Saka bashkë me Odegaard dhe tërë shokët e tjerë të ekipi do ta kenë testin e dytë më të vështirë këtë sezon pas Man. Junajtedit kur në “Emirates” do të luajnë kundër “armikut” të tyre numër një, Totenhamit në Premier Ligë.