Tomori besnik ndaj “kuqezinjët”, refuzoi PSZH-në

Fikajo Tomori ka filluar të kthehet në nivelet e treguara gjatë suksesit të Milanit kur fitoi titullin, duke shkëlqyer edhe një herë pas vendimit të tij për të refuzuar Paris Sen Zhermenin në verë

Mbrojtësi 25-vjeçar anglez ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë në fitoren 1-0 të kuqezinjve ndaj Hellas Verona të shtunën, duke fituar nëntë duele dhe duke plotësuar 55 pasime, ndërsa ndihmoi ekipin e tij të rikthehej te fitorja pas ndeshjeve kundër Interit dhe Njukasëllit.

Tomori po përpiqet të tregojë më të mirën e tij këtë sezon për tu kthyer startues i rregullt në skuadrën e Anglisë të udhëhequr nga Geret Sauthgejt. Siç shkuan “Calciomercato.com”, në fund të sezonit të kaluar PSZH iu afrua agjentëve të Tomorit për të eksploruar një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të verës, mirëpo 25-vjeçari e bëri të qartë se nuk kishte interes të largohej nga Milani dhe refuzoi qasjen e tyre, duke i shtyrë PSZH – në të drejtoheshin te Lukas Hernandez.