Sipas “Fichajes”, Antonio Konte duket se është vënë në shënjestër nga Atletiko Madrid, që po mendon të largojë Diego Simeone-n. Duket se aventura e argjentinasitështë tashmë drejt fundit pas 12 vitesh. Asgjë nuk është e pamundur tashmë.
Dhe lamtumira e Simeone-s nga Madridi mund të vijë në mes të sezonit, me Konte-n që mund të luajë edhe një derbi kundër Ancelotti-t, trajneri i tij tek Juventusi, për dy sezone e gjysmë. Në rast të një lamtumire të parakohshme të Simeone-s, Atletiko do të kursente edhe 40 milionë euro nga rroga e argjentinasit.
Para këto që mund të investohen te Konte (kërkon 10 milionë euronë sezon) dhe për merkaton, me teknikun italian që do të kërkonte më shumë lojtarë krahu dhe lojtarë më fizikë në mesfushë. Por duhet bërë kujdes edhe për Roma-n, duke parë se kontrata e Hoze Murinjo-s është drejt skadencës.