Modelja e njohur, Arbenita vijon të tërheqë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën sipas fansave, modelja shfaqet e përlotur.

Në foton e publikuar në “Instastory”, Arbenita shihet me një fytyrë pa makijazh ndërkohë që pas publikimit të fotos, një pjesë e mirë e ndjekësve i kanë dërguar mesazhe Arbenitës duke e pyetur për arsyen se pse ishte duke qarë.

Në një tjetër postim, modelja e njohur ka shpjeguar për të gjithë ndjekësit e saj, kryesisht ata që janë shqetësuar për të, duke shkruar se në fakt ishte rutina e saj e fytyrës dhe nuk ishte duke qarë.

Eshtë kremi i syve dhe rutina e kujdesit ndaj lëkurës. Faleminderit për shqetësimin tuaj”, shkruan Arbenita.

Kujtojmë që Arbenita dhe Fero kanë krijuar një zhurmë të madhe në shtypin rozë dhe kjo, jo vetëm për ndarjen e tyre por gjithashtu edhe për ngacmimet virtuale përmes rrjeteve sociale që i bëjnë njëri-tjetrit.

Ndërkohë që Arbenita është përpjekur t’i marrë me sportivitet shkrimet që bëhen në emër të saj, Fero nga ana tjetër ka kërcënuar gazetarët se nëse ata publikojnë shkrime për të dhe nëse preket familja e tij, ai do nxjerrë informacione për gazetarët.

“Ju përshëndes të gjithëve. U bë disa muaj që unë nuk merrem me asnjë aktivitet tjetër por vetëm me praktimin e fesë. Unë po shoh që shumica e gazetarëve dhe mediave, merren me jetën time private. Dua t’ju them që për secilin prej gazetarëve dhe gazetareve kam material dhe dëshmi, edhe nëse nuk kam do mund të gjej, ju e dini. Ajo që dua të them është që nëse ju merreni me problemet e mia familjare, do merrem edhe unë me problemet tuaja familjare. Ju uroj vetëm sukses dhe të gjitha të mirat në jetë. Nuk dua të shoh keq asnjërin prej jush, dua t’ju shoh vetëm mirë. Ishallah Allahu ju udhëzon të gjithëve dhe nuk bëni kështu gabimesh fatale nëpër internet”, dëgjohet të thote Fero në videon e publikuar në Instastory.