Kviça Kvaratskhelia, ishte lider i Napolit sezonin e kaluar drejt titullit të munguar për 33 vite me radhë. Anësori gjeorgjian, i cili erdhi nga Dinamo Batumi për 13.3 milionë euro, pati një ndikim brutal në futboll vitin e kaluar. Kvaratshkelia shënoi 12 gola dhe bëri 10 asistime në debutimin e tij në Serie A.
Por, marsi është muaji i fundit që kur ylli gjeorgjian ka shënuar golin e fundit. Madje në fillim të këtij edicioni, Kvaratskhelia nuk ka bërë asnjë asist dhe nuk ka shënuar asnjë gol për Napolin.
Goli i tij i fundit, një penallti, u shënua kundër Torinos (0-4) më 19 mars. Gjeorgjiani ka humbur magjinë e tij. Nuk është për t’u habitur që Rudi Garsia e zëvendësoi në minutën e 76-të në ndeshjen ndaj Bolonjës./Indeksonline