Trajneri kuqezi teston “violinat e dyta”, gati 4 ndryshime në formacion

Dhjetë ditët e ardhshme do të duhet t’i japin përgjigje të rëndësishme për Milanin, si në kampionat (ku “kuqezinjtë” do të duhet të demonstrojnë se mund të vazhdojnë si rivalë me Interin), ashtu edhe në Ligën e Kampionëve (ku do të duhet të shpagojnë veten pas barazimit pa gola me Njukasëllin në “San Siro”).

Angazhime të ngjeshura njëri pas tjetrit, të cilët do të duhet të adresohen duke tërhequr më shumë nga pankina, si për t’u dhënë hapësirë ​​startuesve të tjerë, ashtu edhe për të zëvendësuar disa lojtarë të dëmtuar. Për këtë arsye, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, mundësi të rëndësishme do t’iu jepen Adli, Çukueze, Joviç dhe Okafor në ndeshjet e ardhshme.

Ish-francezi i Bordo, i testuar si “regjisor” në verë, mund të zëvendësojë të dëmtuarin Kruniç. Sa për tre të tjerët, ata do të duhet të provojnë veten si zëvendësues të besueshëm për Pulishiçin, Zhiru dhe Leao.

The post Trajneri kuqezi teston “violinat e dyta”, gati 4 ndryshime në formacion appeared first on Alsat.