

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, luajti për rreth 20 minuta në humbjen e Çellsit ndaj Aston Villës me rezultat minimal 0-1 dhe ai kishte paraqitje mjaftë të mirë. Megjithatë forma e shqiptarit pritet të vijë gradualisht, ai pritet të ketë hapësira më të mëdha në ndeshjet e ardhshme për faktin se Xhekson nuk po arrin të kap formën edhe pse po luan si titullar.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka shkruar për reprezentuesin shqiptar, duke thënë se skuadra angelize ishte i vendosur ta mbante atë dhe ka zbuluar se ishin tre skuadra që donin transferimin e Brojës në verë.
“Kishte kontakte verbale nga Milani, Uest Hemi dhe një tjetër klub gjatë kësaj vere për Brojën, por Çellsi vendosi që të mos i diskutonte këto propozime pasi ata dëshironin të besonin te Armando me bordin drejtues dhe Poketinjon në të njëjtën linjë mendimi”, ka shkruar Fabrizio Romano
Ai tutje ka thënë se Broja pritet të ketë një rol të rëndësishëm këtë sezon te Çellsi.
“Ne kemi parë Armando Brojën të kthehet në skuadër pas dëmtimit dhe ai mund të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë sezon”, ka thënë Romano.