Andre Onana ka zhgënjyer Mançester Junajtidin, me portierin kamerunas që ka pësuar deri tani 10 gola në 6 ndeshje të luajtura në Premier Ligë.
Duket se drejtuesit nuk kanë siguri te 27-vjeçari dhe kanë nisur nga puna për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, edhe pse e morën verën e shkuar për plot 60 milionë euro nga Interi.
Siç bëjnë me dije mediat britanike, “Djajtë e Kuq” kanë nisur menjëherë nga puna për të siguruar shërbimet e portierit Jan Oblak. Slloveni prej vitesh mbron portën e Atletikos, duke u spikatur si një nga gardianët më të mirë në botë. Për këtë arsye Junajtid ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë eruosh në mënyrë që madrilenët ta lënë të lirë Oblak në janar./Panoramasport/