

Klubi i Basketbollit “MZT Skopje” dhe operatori i telekomunikacionit “MTEL”, sot nënshkruajtën edhe zyrtarisht marrëveshjen e bashkëpunimit, me të cilin “MTEL” do të jetë sponsor i kampionit të Maqedonisë, në sezonin e ri. Drejtori i përgjithshëm i “MTEL”, Marko Llopiçiq, shpreson se kjo kompani do të ketë më shumë ndikim në sukseset e radhës të skuadrës së MZT Skopjes, në basketbollin vendor dhe atë rajonal.
“MTEL si grupacion i Telekomit të Serbisë, vazhdon traditën, pasi që Telekomi i Serbisë investon në sport, në nivel profesionist dhe atë amator. Është kënaqësi që këtë praktikë mund të vazhdojmë edhe në Maqedoni. Atë që e sheh si rast MTEL është se përpos ndihmesës së një klubi, me investimin në sport krijojmë edhe një ambient, ku njerëz të rinj mund të kenë jetë aktiv dhe të shëndosh, që konsiderojmë se sot është më mjaft rëndësi dhe në këtë mënyrë mund të ndikojmë”. /Alsat.mk