Bashkim Selmani: Serbia po i përsërit krimet sepse bota ia fali!

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bashkim Selmani profesor universitar, situatën në Kosovë e vlerson në tri aspekte. Për Televizionin Shenja, ai ka thënë se bota ia fali të gjitha krimet Serbisë dhe i dha legjitimitet në forma të ndryshme dhe kjo sipas tij, jo vetëm që bën shtytje dhe nxitje për krime të vazhdueshme, por kjo është krim i organizuar me pamje shteti.

“Destabilizim historik, nacional i gjendjes faktike dhe të gjitha vështirësitë që po krijohen qytetarëve në Ballkan, pikërisht është Serbia, ajo e cila në vazhdimësi çdo qindarkë ose çdo moment, çdo hapësirë e shfrytëzon në interesin e saj. Mirëpo kjo që dje ndodhi dhe mënyra e sigurisë, ne mund ta quajmë jo vetëm si akt terrorist, për arsye se, shteti ka dy momente bazë, është sistemi dhe vlerat nacionale, e në këtë rast është cenuar siguria, pavarësia, sovraniteti, rendi kushtetues, të drejtat e njeriut dhe integriteti territorial”.

Kur ndodhë një situatë sikur ajo e së dielës në Mitrovicë të Veriut, profesori Selmani thotë se faktori ndërkombëtar është e detyruar të merr masa dhe të veprojë menjëherë. Sipas tij, nësë ndonjë komb posedon më shumë të drejta në Kosovës, ata janë pikërisht serbët.

“Dhe këtu në këtë rast, në këtë mes të futen në territor njerëz të armatosur dhe të cilët manipulojnë dhe të sulmojnë drejtpërdrejt forcat e sigurisë, kjo do të thotë që Serbia jo vetëm që në emër të mbrojtjes së serbëve, të cilët nëse ndonjë kombe ka të drejta në Kosovë, pikërisht janë serbët, p.sh edhe marrëveshja kur bëhet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe Kosovës, gjuha serbe është gjuhë Zyrtare, d.m.th këtu nuk diskutohet për të drejtat individuale, mirëpo është çrregullimi i sovranitetit dhe ndërhyrja e shtetit të Serbisë dhe këtu shumë mirë e din vet siguria, për arsye se KFORI është institucioni bazik me të cilën ruhen dhe siguron kufijtë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë”.

Profesori Selmani thekson se pa Kosovën dhe pa çështjet që kanë të bëjnë me njohjen reciproke mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë, Ballkani asnjëherë nuk mund të aderojë në Bashkimin Evropian dhe as që mundet të stabilizohet situata e tillë.