Pas marrjes së shiritit të kapitenit, Lautaro Martinez e pret edhe rinovimi i kontratës me Interin, skuadër ku luan prej verës së vitit 2018. Sulmuesi argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në “Katar 2022”, u shpall kapiteni i ri i skuadrës së Simone Inzagit pas largimit të portierit Handanoviç.
Sulmuesi 26-vjeçari e ka nisur shumë mirë sezonin e ri. Dhe deri tani kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A me 5 gola në po kaq ndeshje. Ndërkohë që shënoi edhe në takimin e parë në Ligën e Kampionëve . Duke evituar humbjen e Interit kundër Real Sosiedadit në Spanjë (1-1). Lautaro ka kontratë deri në 2026 me zikaltrit, por drejtuesit duan ta zgjatin bashkëpunimin me të edhe për dy vite të tjera. Rinovim deri në 2028 dhe rritje e pagës sezonale. Sulmuesi latin përfiton aktualisht 6 mln euro + bonuse.
Djemtë e Inzagit zbresin në fushë sonte në mbrëmje, kundër Sassuolos në Serie A, sfidë që do të nis në orën 20:45). Tek Interi kanë si objektiv të firmosin kontrata të reja edhe me Mikitarian, Dimarko dhe Damfries.