Skuadra e La Ligës shkarkon trajnerin dhe menjëherë gjen pasuesin

Ndryshim stoli në La Liga. Almeria u shkatërrua 5-1 në transfertë kundër Sevilas, rezultat që i kushtoi vendin e punës 48-vjeçarit Visente Moreno. Për të cilin aventura në stolin e skuadrës spanjolle zgjati vetëm 7 ndeshje. Gjatë së cilave Almeria ka siguruar dy barazime dhe pesë humbje.

Duke mbajtur vendin e fundit në kampionatin spanjoll të futbollit me 2 pikë. Drejtuesit nuk kanë humbur kohë, duke piketuar menjëherë teknikun e ri.

Ai është Havi Garsia, një trajner me eksperiencë të madhe. 53-vjeçari ka drejtuar skuadra si Lids Junajted dhe Uatfordin, në Premier League, Rubin Kazan në Rusi apo Al Sadd në Katar. Ndërkohë që ka punuar edhe në Greqi Në Spanjë ka punuar me klube si Valencia, Malaga, Osasuna dhe Almeria. Këta të fundit i drejtoi në sezonin 2012-2013.

Garsia pritet të rikthehet pas 10 vitesh në pankinën e Almerias, me objektivin për të mbajtur skuadrën andaluze në elitën e futbollit iberik.