Guardiola justifikon veten pas eliminimit nga “Carabao Cup”

Mbrëmjen e së mërkurës, Mançester Siti përjetoi një eliminim tronditës nga Njukaswll në raundin e tretë të Kupës së Ligës e njohur si “Carabao Cup”, duke e lënë pa shanse për të fituar të katër trofetë këtë sezon. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Sent Xhejms Park, Siti u mposht me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Aleksander Isak, në minutën e 53-të të takimit.

Pas ndeshjes, trajneri i klubit nga “Etihad”, Pep Guardiola, ka tentuar të gjejë alibi për eliminimin e hershem të ekipit të tij nga kjo garë.

“Ju mendoni se qëllimi ishte katër tituj? Sinqerisht, ajo vërtet nuk ishte. Ne do të ishim më se të kënaqur me fitimin e tripletës. Pritshmëritë tona janë të larta, por jo aq të larta sa të mos kënaqemi me tre trofe”, përfundoi trajneri spanjoll.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Mançester Siti fitoi kurorën e trefishtë – Premier Ligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.