Për herë në historinë e vendit, qeveria e Suedisë ka urdhëruar diskolimin e forcave të armatosura në rrugë, pas përshkallëzimit të dhunës në vend nga bandat.
Në një fjalim të enjten, kryeministri Ulf Christerson njoftoi se ai synon të zgjerojë ushtrinë. “Suedia nuk ka parë kurrë diçka të tillë më parë, asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka parë diçka të tillë ”, theksoi kryeministri suedez.
Tre persona u vranë vetëm ditën e djeshme. Gjatë këtij muaji viktimat janë me dhjetëra, e shumica prej tyre kanë qenë kalimtarë të rastit që janë identifikuar gabimisht nga autorët.
Përpara fjalimit Christerson kishte thirrur shefin e ushtrisë për të diskutuar se si forcat e armatosura mund të ndihmojnë policinë të përballet me valën e paprecedentë të krimit . Të premten ai do të ketë një takim me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura dhe shefin e Policisë.
Përfshirja e ushtrisë në luftën kundër krimit do të ishte një hap shumë i pazakontë për Suedinë, thekson Associated Press.