Zinedin Zidan qëndron në pushim prej qershorit të vitit 2021, kur i dha fund aventurës së dytë si trajner i Realit të Madridit. Zizou ka marrë disa oferta të ndryshme, por dëshira e tij e madhe është të ulet në pankinën e kombëtares së Francës.
“Todofichajes” shkruan se synimi i 51-vjeçarit nga Marseja është të emërohet tekniku i “Gjelave” pas “Euro 2024”. Për Zidane u përfol edhe për rikthimin te Juventusi, klub ku kaloi pesë sezone fantastike si futbollit. Por në stolin e bardhezinjve vijon të qëndrojë i fortë Maks Allegri. Pavarësisht kritikave të shumta dhe mos arritjes së objektivave.
Zidan po pret Francën dhe përfundimin e “Euro 2024”. Kompeticion që do të organizohet verën e ardhshme në Gjermani. Pasi fitoi Botërorin dhe Europianin me Francën si futbollist, ai synon të fitojë gjithçka me Kombëtaren e tij si trajner.