Kovaçevski: “MEY energy” investimi më i madh në Ballkan, ne jo rastësisht na quajnë vend të diellit!

“MEY Energy”, ka ndërtuar centralin fotovoltaik për prodhim të energjisë elektrike në Novaci, ku është promovuar sot nga autoritetet e vendit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se kjo kompani ka një hapësirë prej 57 hektarë dhe do të prodhojë energji prej 85 mijë megavat për orë brenda një vitit.

Parashikimet thonë se me këtë energji të prodhuar do të furnizohen 30 mijë familje.

“Dua ta uroj kompaninë “MEY energy” për investimin e ri më të madh në centralen fotovoltaike në Ballkan i cili gjendet në Novaci me hapësirë prej 57 hektarë. Ka kapacitet prej 55 megavat dhe për një vit parashihet të prodhojë 85 mijë megavat/h energji elektrike, që paraqet energji elektrike të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e 30 mijë familjeve në shtet. Ne jo rastësish na quajnë vend të diellit – sepse jemi vend i diellit. Isha ndër të parët që fola për prodhim të energjisë elektrike dhe kalova shumë kohë në hulumtime dhe mësim dhe ajo çfarë mund të ju them tani, është kjo – 85 mijë megavat për orë energji elekrike. Unë jam i bindur se kjo centrale fotovoltaike do të japë 20 – 25% më shumë energji elektrike pasi energjia diellore në vendin tonë është më e mira në botë”, tha Kovaçevski.