Skuadra e Xhironës është një rrisi e madhe në Spanjë. Klubi nga Katalonja është në krye të tabelës së Primera-s, pas shtatë xhirove me 19 pikë. Të mërkurën, pas një kthese, si mysafire mundi Viljarrealin me 2-1 dhe aktualisht ka një pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.
Klubi “mbretëror” do të jetë sfida e radhës për lojtarët e Xhirona-s. Mitçelli, trajneri i Xhironas ka theksuar se këto momente po i shijon me skuadrën e tij.
“Sigurisht që është mirë të jesh në krye të tabelës. Jam krenar për klubin dhe lojtarët e mi. Sa i përket ndeshjes kundër Realit këtë fundjavë, mund të them vetëm se ajo që ata kanë paguar për Xhud Bellingamin, ia vlen buxheti ynë për dy vjet”.
Xhirona do të luajë kundër Real Madridit në “Estadio Municipal de Montilvivi” dhe menjëherë pas kësaj do të vizitojë Barcelonën.