Lojtari i klubit të Nice kërcënon se do të hidhet nga ura!

Momente tensioni dhe frike po përjetohen në viaduktin Magnan të A8 në Nica.

Një futbollist profesionist i klubit kuqezi, është ndalur në korsinë e urgjencës së autostradës dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga ura.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësve kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje. I pranishëm ka qenë edhe psikologu i dërguar nga klubi. Aktualisht është duke u negociuar për të shmangur më të keqen./abcnews/