Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen e Serie A. Ai është ndalur te ecuria e dobët e deritanishme e skuadrës së Romës, e cila në 6 javët e para ka arritur të grumbullojë vetëm 6 pikë.

Balotelli ka thënë se trajneri portugez duhet të marrë ndonjëherë edhe përgjegjësinë për rezultatet e dobëta, ashtu siç bën për arritjet e skuadrave të tij.

“A duhet Roma të luftojë për vendin e katërt? Po, por ka edhe skuadra të tjera të pajisura mirë si Interi, Milani, Napoli, Juve, Atalanta dhe Lazio. Megjithatë, besoj se flasim shumë për problemet në fillim të kampionatit është e padrejtë, është shumë herët. Unë them sinqerisht, ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë. Ashtu siç merr lëvdata, është gjithashtu e drejtë të marrësh përgjegjësi”, tha Balotelli.