Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE.
Sipas Ademit opozita shqiptare merr urdhëra dhe koordinohet në vazhdimsi me VMRO-në e Mickoskit.
Shton se janë pikërisht opozita që me bllokimin e ligjit për lojra të fatit po mrbojnë interesin e bastoreve dhe kazinove.
“Se kanë qenë dhe janë në të njëjtën linjë, me VMRO-DPMNE-në, mjafton vetëm të shikojmë deklaratat të cilat i kanë dhënë e ashtuquajtura opozitë e bashkuar shqiptare. Ata, kanë qenë janë kundër, miratimit të propozim ligjit për lojra të fatit. Prandaj, duke qenë kundër, miratimit të këtij propozim ligji, ata mbrojnë monopolin dhe ndalojnë liberalizimin në këtë industri. Për arsye që të mos bllokohet sjellja e një ligji të tillë dhe si rrjedhojë e harmonizimit me direktivat e BE-së, Qeveria ka dorëzuar propozim ligj të ri me flamur evropian. Edhe për këtë propozim ligj, në sinkron, VMRO-DPMNE dhe eksponent nga opozita e bashkuar shqiptare kanë qenë kundër. Mjafton t’ua shikojmë argumentet”, tha mes tjerash Ademi.