Ademi: Opozita shqiptare e udhëhequr nga VMRO bllokoi ligjin për lojërat e fatit

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arber Ademi përmes një press-konferenca hodhi poshte të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare mbi ligjin për lojrat e fatit.

Ademi tha se ndjen keqardhje që opozita shqiptare po flet me gjuhën e VMRO-së, duke e ditur shumë mirë që ata janë fajtorë për mos miratimin e propozim ligjit për lojrat e fatit, ligj ky i cili është dorëzuar në kuvend në qershorin e vitit 2021.

“Më vjen keq që e ashtuquajtura opozita shqiptare është shëndërruar në zëdhenës të VMRO-DPMNE-së, çdo nismë që ata e fillojnë, opozita shqiptare të njejtën e vazhdojnë madje dhe i mbështesin. Bashkë e kanë bllokuar propozim ligjin për lojrat e fatit, version i parë I këtij ligji I cili u dërgua në kuvend në qershor te vitit 2021 dhe si komision amë ka qenë komisioni për Financa dhe Buxhet. Aasnjëherë nuk u kërkua seancë nga ky komision, sepse I njejti drejtohet nga VMRO-DPMNE. Se kanë qenë në të njejtën linje dhe vazhdojnë të jenë në të njejtën linjë, mjafton ti dëgjojmë deklaratat nga e ashtuquajtura opozita shqiptare. Ata aknë qenë dhe janë kundër miratimit të këtij propozim ligji”,deklaroi Ademi.