Nënkampioni aktual i Evropës, afër marrëveshjes me një sponsor të madh nga Katari

Interi është shumë pranë marrëveshjes me një sponsor që do të ndihmojë shumë në arkat e klubit. Mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit e zikaltërve kanë arritur një akord me një nga kompanitë më të mëdha të fluturimeve ajrore në botë, “Qatar Airways”.

Kjo marrëveshje do të ishte shumë fitimprurëse për italianët, pasi pak kohë më parë rinovuan edhe me sponsorin tjetër “Nike”. Gjithashtu u firmosën marrëveshje bashkëpunimi më “eBay” dhe “U-Power”.  “Qatar Airways” kanë vite që janë pjesë e botës së futbollit, ku janë sponsori kryesor i klubit të Paris Sen Zhermenit. Më parë ka qenë Barcelona, ku linja ajrore ishte prezente në një marrëveshje trevjeçare me katalanasit.

Kompania nga Lindja e Mesme është nuk është aktive vetëm në futboll, pasi është partneri kryesor i botërorit të garave me makina “Formula 1”. Të njëjtat raportime citojnë se kjo marrëveshje do të hyjë me shumë fuqi në sezonin e ardhshëm, nëse nuk ka një marrëveshje tjetër me sponsorin aktual të Inter, “Paramount”. Afrimi i kaq shumë partnerëve financiarë e vendos klubin nënkampion Europe në rangun e favoritëve për trofe kombëtar dhe ndërkombëtar.