Ligji për amnisti me procedure të shpejtuar në Kuvend

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar në Kuvend, propozim ligjin për Amnisti të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, njofton indeks.mk

Nga Kuvendi njoftojnë se propozim ligji menjëherë u është dorëzuar edhe deputetëve.

Sipas asaj që njoftojnë nga Kuvendi, propozim ligji do të jetë me procedurë të shkurtuar.

“Ju njoftojmë se nga Qeveria e kemi marrë ligjin për Amnisti. Kryetari i Kuvendit ua ka dorëzuar të njëjtin të gjithë deputetëve” thuhet në njoftimin e Kuvendit.