Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit. “Blutë” humbën ndaj Hajdukut në një derbi të madh të dielën dhe duket qartë se janë të tronditur mendërisht, por trajneri i Dinamos Sergej Jakiroviç ka probleme shumë më të mëdha për sa i përket stafeve të lojës.
Stefan Ristovski dhe Dario Spikiç nuk kanë mundur të luajnë kundër Hajdukut për shkak të lëndimeve, kështu që Jakiroviç nuk do të mund të llogarisë as të enjten. Pavarësisht rrezikut, lojtari më i mirë i Dinamos, Bruno Petkoviç, kundër Hajdukut luajti pa trajtim, por zgjati vetëm 41 minuta. Ai nuk është këndellur nga lëndimi i muskujve, andaj nuk do të vijë as në Prishtinë. Lajmet e këqia për Dinamon nuk mbarojnë me kaq, pasi në pikëpyetje të madhe është edhe Robert Ljubiçiq, i cili u sëmur dhe nuk është e sigurt se do të jetë në gjendje të performojë, raporton index.hr.
Ndaj Hajdukut, një goditje të sikletshme në gju ka marrë edhe Martin Baturina, por mjekët e Dinamos janë të bindur se nuk duhet të ketë asnjë problem dhe se mesfushori i ri i shkëlqyer do të mund të luajë.
Të enjten në orën 18:45, Dinamo Zagrebi do të luajë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës ndaj Ballkanit. “Blutë” mundën Astanën me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë, ndërsa skuadra nga Suhareka pësoi disfatë minimale ndaj Viktoria Plzenit.