Në Tetovë, u zhvillua sfida e shtyer e javës së dytë në futbollin vendor, në të cilën, Shkëndija mundi kampioni aktual Struga Trim Lum me 1-0, me autor Aganspahiç.
Skuadra tetovar regjistroi fitoren e 6-të dhe me 20 pikë u ndal në vendin e parë, duke i shkaktuar disfatën e dytë për Struga Trim Lumin, radhazi.
Në xhiron e radhës, Shkëndija përballet me Vardarin në SHkup, ndërsa skuadra strugane mirëpret Sileksin.