Gjermani/ U kapën me 240 kilogram kokainë të ardhur nga Amerika Latine, 9 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

Autoritetet gjermane kanë goditur një grup të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Portin e Hamburgut. Mediat vendase raportojnë se janë arrestuar 9 persona, mes tyre edhe tre shtetas shqiptarë.

Lënda narkotike transportohej me kontejner përmes rrugëve detare, ndërsa të arrestuarit raportohet se kishin akses në këto kontejnerë si punonjës porti.

Rreth dy javë më parë autoritetet e Portit të Hamburgut zbuluan një sasi prej 240 kilogramë kokaine.

Personat e tjerë të arrestuar janë tre gjermane dhe tre maqedonas.

Dy nga maqedonasit 40 dhe 41 vjeç dhe tre shqiptarët 26, 28 dhe 32 vjeç janë arrestuar dhe u janë sekuestruar 7 mijë euro para, telefona celularë dhe dokumente.

Hetimet për këtë rast janë ende në hetim.