Dejvid Bekam ka rrëfyer për vitet e para të karrierës së tij, të kaluara te skuadra e Man. Junajtedi. Këto ishin vitet më të mira të karrierës së tij, ku shpërtheu mes një gjenerate kampionësh.
Asokohe, skuadra e Man. Junajtedit drejtohej nga një legjendë si Aleks Ferguson, të cilin Bekam shpesh e ka cilësuar si baba.
“Dashuria e ashpër që kam marrë nga babai im dhe nga sir Aleks Ferguson janë ato që më kanë bërë një lojtar të mirë. Janë ato që më kanë bërë njeriun e sotëm”, tha Bekam.
Duke folur më tej në një intervistë për “Marca”, ish-sulmuesi anglez zbulon disa detaje interesante.
“Ka patur momente në karrierën time që kanë qenë të vështira. Nëse babai im nuk do të kishte qenë aq i ashpër me mua, ndoshta s’do t’i kisha kaluar,” tha mes tjerash Bekam.
“Më pas, kur u transferova te Man. Junajtedi, atë rol e zuri Aleks Fergusoni. Pa asnjë dyshim nuk do të kisha patur atë karrierë nëse nuk do të kisha patur pranë njerëz të ashpër si Ferguson”, tha më tej Beckham, sot pronar i Inter Majamit.