Tifozët e AEK-ut përkrahën Kosovën, reagon klubi: Do t’i dënojmë përgjegjësit

Tifozët e AEK-ut kanë vendosur ta përkrahin Kosovën, duke shpalosur një baner në ndeshjen e Ligës së Evropës.

“Kosova është Shqipëri” ishte mesazhi i tifozëve grek.

Por, me një gjë të tillë nuk janë pajtuar klubi të cilët kanë reaguar pas ndeshjes.

Në një njoftim zyrtar AEK-u ka shkruar se klubi nuk pajtohet me shkrimin dhe se do të dënohen përgjegjësit.

“PAE AEK dënon ashpër daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. E cila nuk ka të bëjë me origjinën historike të shoqatës sonë. Tashmë po nisim aksionet për caktimin e përgjegjësive edhe për një imazh momental – e përsërisim – që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër”, thuhet në njoftim.

AEK barazoi me Aajx në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Evropës.

Ndeshja e zhvilluar në “OPAP Arena” përfundoi me rezultat 1:1.