Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit.

Ai ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.

I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Konjufca në platformë X.