Bruno Mars anulon koncertin, sulmet në Izrael

Këngëtari i mirënjohur Bruno Mars ka anuluar koncertin e tij me të gjitha biletat e rezervuara, mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv.

Një vendim i tillë erdhi pasi Hamasi sulmoi Izraelin. Njoftimi u bë me dije nga Live Nation Israel.

“Të gjithë blerësit e biletave për shfaqjen do të marrin një rimbursim automatik në kartën e kreditit me të cilën është bërë blerja. Ne qëndrojmë me banorët e Izraelit, luftëtarët e IDF dhe forcat e sigurisë në këto momente të vështira”, thuhej në njoftim.